Rajoni

Thaçi e thotë hapur: Jemi të zhgënjyer me Bashkimin Europian


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:13 - 14/02/20 |
Al Do

Kosova dhe Serbia firmosën sot një marrëveshje të re e cila mendohet të jetë një hap tjetër drejt rinisjes së dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Me gjithë entuziazmin e këtij hapi të ri presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk i fshehu rezervat që ai ka ndaj Bashkimit Europian.

LEXO EDHE – Hekurudha dhe autostrada, Kosova dhe Serbia nënshkruajnë dy marrëveshje

Para firmosjes së marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat, Thaçi u shpreh hapur se Kosova është e zhgënjyer nga Bashkimi Europian.

“Ne synojmë që të jemi pjesë e BE, por e them hapur dhe sinqerisht që Kosova nga Be është e zhgënjyer, e dëshpëruar, mund të them edhe e tradhtuar, sepse nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave”, tha ai nga Mynihu.

Nga ana tjetër, ai nuk i kurseu falënderimet për SHBA dhe të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump, Richard Grenell në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Theksoj se garanci e sigurt është roli udhëheqës i SHBA dhe roli unik i BE”, u shpreh ndër të tjera Thaçi. /Opinion.al

Pas