Aktualitet

Tërmeti 26 Nëntorit, Holanda zbulon shumën që do të dhurojë për rindërtim


               Publikuar në : 17:59 - 14/02/20 |
Al Do

Në prag të konferencës së donatorëve që do të zhvillohet të hënën në Bruksel për përballimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit, ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok ka zbuluar shumën që vendi i tij do të japë për Shqipërinë.

Mbretëria e Holandës do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, ndërsa Kryeministri Rama dhe kolegu im Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie”, tha Blok në një video në Twitter.

Vendet e Ulëta janë të përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar Vendet e ulëta do të dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin”.

Konferenca e donatorëve do të zhvillohet të hënën në Bruksel. Ajo parashikohet të hapet në orën 14:30 ndërsa seanca e donatorëve do të nisë 2 orë më vonë.

Në raportin përfundimtar të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit, qeveria deklaroi se dëmi përllogaritet rreth 985 milionë euro dhe shuma që duhet për rindërtimin rreth 1 miliardë euro. /Opinion.al

Pas