Kryesore

Rama takon ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:00 - 14/02/20 |
Al Do

Kryeministri Rama ndodhet sot në Mynih të Gjermanisë. Ai do të jetë pjesë e Konferencës së Sigurisë ku marrin pjesë 40 shtete nga e gjithë bota. Një panel i veçantë në këtë konferencë i është kushtuar edhe Ballkanit Perëndimor.

Në faqen zyrtare në Facebook, kryeministri Rama ka ndarë një foto nga takimi që ai ka patur me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite.

“Gjermani, Mynih – Me Princin Faisal bin Farhan Al-Saud, Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, për Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve ditën e hënë në Bruksel”, shkruan Rama.

Më parë ai ka ndarë momente nga takimi i tij me Kryeministrin e Kuvajtit, Sabah Al Khalid Al Sabah dhe Kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Në këtë konferencë janë të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenti Thaçi. Rama sëbashku me ta do të jetë pjesë e një paneli për Ballkanin Perëndimor ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. /Opinion.al

Pas