Aktualitet

Koronavirusi/Dalin 42 persona nga izolimi në Turqi, mes tyre një shqiptare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:37 - 14/02/20 |
Al Do

Studentja shqiptare, Silva Doçi ka dalë pas 2 javësh nga karantina në Turqi pasi rezultoi negative në testin e koronavirusit.

Doçi ishte pjesë e 42 personve që u evakuuan nga Wuhani me një avion ushtarak drejt Ankarasë.

Ministri i shëndetësisë i Turqisë tha se asnjë nga individët, prej tyre 32 shtetas turq, gjashtë azerbajxhanas, tre gjeorgjianë dhe një shqiptar, nuk kishin rezultuar të prekur me koronavirus.

“Në përputhje me rekomandimet e Komitetit Shkencor të Turqisë, 42 personat ishin vendosur në karantinë për 14 ditë dhe tani janë larguar sot nga spitali,” u tha Fahrettin Koca, gazetarëve në Ankara, shkruajnë mediat turke.

Qytetarët tashmë të liruar nga karantina do të kthehen në vendet e tyre ditën e shtunë. Ndërkohë Turqia është një vend i pastër sa i përket koronavirusit pasi ende nuk ka asnjë të dyshuar apo të prekur brenda territoreve të saj. /Opinion.al

Pas