Aktualitet

Trafiku i rënduar në Vlorë, torturë për pushuesit


               Publikuar në : 15:12 - 12/08/19 |
xhu lia

Ditën e sotme qyteti bregdetar i Vlorës është paralizuar për orë të tëra si pasojë e trafikut të rënduar.

Kjo situatë ka nisur që në orën 08:00 të mëngjesit për të vijuar  deri në mesdite.

Për të përshkruar aksin rrugor nga zona e Skelës deri tek tuneli në Ujin e Ftohtë, që është 5 kilometra është dashur të paktën 1 orë.

Nuk është hera e parë që trafiku rëndohet tek ky aks në Vlorë për shkak të numrit të lartë të pushuesve në sezonin e verës./Opinion.al/

 

Pas