Aktualitet

Trafiku i kokainës, del nga qelia babai i Arbër Çekajt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:55 - 15/10/21 |
Opi Nion

Këtë të premte Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për babain e Arbër Çekajt, Selim Çekajn.

Sipas news 24, GJKKO ka vendosur të ndryshojë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke nxjerrë nga qelia Selim Çekajn.

Tashmë Selim Çekaj do të vuajë dënimin në shtëpi. Gjykata ka ndryshuar masën nga “arrest me burg” në  “arrest shtëpie”.

Çekaj kishte kërkuar lirinë, për shkak të problemeve shëndetësore.Kujtojmë se 72-vjeçari u arrestua në prill të këtij viti, pasi në kontejnerin me banane e porositur prej tij nga Ekuadori, u gjetën 49 kg kokainë. Mbi të rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pas