Bota

Britani/ Goditet disa herë me thikë deputeti konservator


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:17 - 15/10/21 |
Opi Nion

Një deputet britanik është goditur disa herë më thikë të premten në zonën e tij zgjedhore në Anglinë juglindore.

Mediat e huaja shkruajnë se është sulmuar ligjvënësi britanik David Amess.

Ngjarja ndodhi në kishën metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, në qarkun e Essex. Reuters konfirmon incidentin, duke cituar një zëdhënës nga zyra e tij parlamentare.

69-vjeçari Amess, një deputet nga Partia Konservatore në pushtet, aktualisht është duke marrë mjekim.

Policia e Essex shkroi në Twitter se një person ishte arrestuar pas një incidenti në Leigh-on-Sea dhe do të përditësonte informacionet./Opinion.al

Pas