Aktualitet

“Më ndjekin prej ditësh”, momenti kur policia parandalon një ngjarje kriminale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:56 - 15/10/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka parandaluar një ngjarje kriminale.

Autoritetet bëjnë me dije se ka qenë shtetasi A.T, 45 vjeç, banues në Mjedë Shkodër që ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshonte se prej disa ditësh po e ndiqnin disa persona të panjohur nga ana e tij, të cilët lëviznin me një automjet tip “Golf”.

Pas njoftimit të marrë policia ka mundur të lokalizojë dhe të bllokojë një automjet  të dyshuar,  në fshatin Mjedë, ku gjatë kontrollit ka rezultuar se po qarkullonin tre shtetas dhe në brendësi të automjetit Policia gjeti dhe sekuestroi tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë së Shkodrës në bashkëpunim me ato të Lezhës, gjetën në banesën e njërit prej këtyre shtetasve konkretisht, të shtetasit Florjan Vasija, banues në Dajç Lezhë, dy armë zjarri gjysmë automatik dhe 821 copë fishekë luftarak.

Kështu u arrestua në flagrancë shtetasi Florjan Vasija i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetasit e tjerë  Z. V banues në Lezhë dhe E. D, banues në Tiranë,  të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./Opinion.al

Pas