Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më parë sërish në Vlorë, në zonën e “Pyllit të Sodës”, ku një mjet ka përplasur një biçikletë.
Si pasojë e kësaj përplasje ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.
Policia e Vlorës po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al/