Aktualitet

Tiranë/E reja nga Kenia u gjet pa ndjenja, nisin hetimet për plagosje të rëndë me dashje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:06 - 09/11/22 |
Opi Nion

Një 22-vjeçare nga Kenia me iniciale J.A, u gjet pa ndjenja në afërsi të banesës të marrë me qira në Tiranë.

Policia bën me dije se kallzimin për ngjarjen e ka bërë shoqja e saj, e cila ka thënë se ka humbur kontaktet me 22-vjeçaren.

Ndërkohë në përfundim të hetimeve prokuroria ka regjistruar procedim penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.

Në lidhje me këtë rast sqarojmë se Komisariati i Policisë Nr. 1 ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, sqarojmë se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Pas