Aktualitet

Rama ofendoi opozitën, Tabaku: Po mbron një aferë, ish-deputeti t’u kthye në burg



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 09/11/22 |
Opi Nion

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri Edi Rama kundrejt opozitës gjatë seancës së sotme plenare.

Tabaku tha se gjuha e shthurur e përdorur nga kryeministri Rama bëhet për të mbuluar aferën e portit të Durrësit, ndërsa i përmendi dhe rikthimin në burg të ish-deputetit të PS-së Alqi Bllakos.

Sipas deputetes, e gjithë kjo situatë, tregon nivelin e politikbërjes së qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Sa herë shthuret gjuha. Sa herë përdoret ky fjalor, dihet se po mbrohet një aferë. Sa herë rritet krimi, droga. Ju kujtohet droga me avionë?   Kjo gjuhë tregon nivelin e politikbërjes se kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Tregon edhe këtë mënyrën e vjetër të politikës që ka kapur për fyti që ka kapur parlamentin, politikën. Llumin ku është politika shqiptare. Nuk e kam lexuar dokumentin e portit të Durrësit, se po luftojmë për transparencë, ky sulm nuk mund të justifikohet me asgjë. E njëjta gjuhë u përdor edhe për inceneratorin e  Elbasanit, një ish deputet i PS është rikthyer në qeli sot. Kjo gjuhë shpjegohet vetëm pas asaj që po ndodh pas dyerve të SPAK-ut”, tha Tabaku.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare i cilësoi deputetët e opozitës si “bedelë” dhe “llazore”./Opinion.al

Pas