Aktualitet

Berisha: Porti i Durrësit aferë Rama-Vuçiç, ja kush qëndron pas projektit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:09 - 09/11/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë akuzoi qeverinë se ka rritur borxhin publik nga 62.4 përqind në 107 përqind.

Berisha u ndal edhe te Projekti i Portit të Durrësit për të cilin tha se është aferë Rama-Vuçiç. Sipas Berishës, pas aferës qëndrojnë vëllezërit Kariç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, që tani bëjnë biznes me Edi Ramën.

“Pasi kanë marrë mbi 500 miliardë lekë borxh dhe e kanë rritur borxhin në 107 përqind, përveç vilave dhe kontove të fshehta, këta vjedhës nuk janë në gjendje të nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite, përveç pasurimit të tyre. Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur, flamurin e Vuçiçit, që ka për atdheu, atdheun e Vuçiçit.
Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç. Pas aferës qëndrojnë vëllezërit Kariç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, dhe tani bëjnë biznes me Edi Ramën.
Dubai i Edi Ramës në Durrës është mega-afera më e madhe sot në Europë. I një njeriu që për të mbushur xhepat dhe për interesat e Vuçiç, i shkatërron vendit, portin mijëravjeçar.
Flamuri i tij është flamuri i Serbisë. Flamuri i vjedhjes. Atdheu i tij është Beogradi”-tha Berisha.

Pas