Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ti je hiç!Këtu s’jemi në Call Center”,debate mes Bashës,Shehajt dhe Dumës

2021/09/25 at 11:16 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ti je hiç!Këtu s’jemi në Call Center”,debate mes Bashës,Shehajt dhe Dumës

Pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar, si dhe në prag të mbledhjes së grupit Parlamentar të PD-së, këtë të shtunë, selia blu duke se e ka të vështirë që të gjejë qetësi.


Në takimet e mbajtura të kreut të PD-së, Lulzim Basha me kryetarët e degëve të Tiranës, bashkë me deputetët për t’i dhënë udhëzimet në lidhje me aksionin opozitar si dhe për të informuar bazën në lidhje me vendimmarrjen për nismën e Sali Berishës, ka pasur një debat të fortë, i cili është zbadhur nga gazeta Panorama.

Ka qenë rivali i Bashës në zgjedhje për kryetar, Agron Shehaj, i cili i tha kreut të PD se ka bërë një sondazh vetë ku sipas tij 75% e demokratëve nuk do Bashën, por preferonte deputetin e ri si kryetar të PD.

Në kundërpërgjigje të fjalës së Shehaj, ka reaguar fillimisht Basha i cili i kujtoi se sondazhet politike janë profesionale dhe nuk mund t’i bëj çdo Call Center. Ndërsa i kërkoi që të ishte serioz në mbledhje. Por gjatë kësaj mbledhje, Agron Shehaj është revoltuar dhe i është drejtuar Bashës duke i thënë se s’mund ta mësoj askush sesi të flas pasi nuk është nxënës apo student, por njeri që bën biznes.

Në këtë debat mes tyre është përfshirë edhe nënkryetarja e PD, Grida Duma dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Këta dy të fundit i thanë Shehajt se ka përdorur paratë për të blerë vota për kryetar partie dhe ka bashkëpunuar me njerëz që në fushatën e 25 prillit punuan kundër PD-së. Po ashtu gjatë debatit Bardhi i është drejtuar Shehaj duke i thënë se ka pamje filmike për këto akuza që kanë ngritur ndaj tij.

 DEBATI I PLOTË

Agron Shehaj: Unë kam bërë sondazhe dhe më del 75% nuk duan Bashën. Kjo shifër ka dalë nga sondazhet që kam bërë. Si t’ia bëjmë ne me demokratët, çfarë t’u themi?

Lulzim Basha: Partia udhëhiqet dhe nuk udhëhiqet me sondazhe. Ndërkohë Partia Demokratike ka bërë sondazhet e saja profesionale që nxjerrin të pasakta ato shifra që i referoheni ju. Një Call Center nuk bën dot sondazhe politike.

Agron Shehaj: Ok, i tërheq meqë juve s’ju duken të tilla. Por mua më kanë ardhur vetë qytetarët dhe më kanë thënë që më mirë të ishe vendosur ti në krye të PD.

Lulzim Basha: Edhe një herë,  ju kam thirrur këtu që të hartojmë një strategji opozitare, një plan pune. Silluni me seriozitetin e duhur se njerëzit nuk duan të dëgjojnë pallavrat më the të thashë…

Agron Shehaj: Unë kështu di të flas. (ngre zërin). Nuk keni pse të më mësoni juve mua sesi të flas. Unë di shumë mirë të flas. Kam bërë biznes kaq vite dhe s’më mëson njeri si të flas. Çfarë jam unë këtu, s’jam as nxënës as student që të më mësoni se si të flas. Kush je ti që më tregon mua edukatën.  (Kërkoj ndjesë vetëm për tonin e lartë të zërit!)

Grida Duma: Kryetar, ju që e moderoni këtë mbledhje të jemi të qartë se nuk kemi as kohë dhe as arsye pse të humbasim kohë. Sepse më mirë shkojmë dhe e harxhojmë kohën me demokratët sesa të me debate i thash e më tha, mes nesh. Në këtë moment kritik është e patolerueshme për askënd që të mundohet të shfrytëzoj situatën për protagonizma personale. Kur kryetari i partisë mundohet të ruaj ekuilibrat brenda në parti s’ka të drejtë askush tjetër që të mundohet të shfrytëzoj situatën për protagonizma personale. Sa të humbim minutat për gjerat shumë të qarta secili nga ne të jap alternativën nëse jo të dëgjoj udhëzimet.

Agron Shehaj: E ke me mua ti këtë? ( ngre sërish zërin)

Grida Duma: Me ty jo e jo sepse për mua je asgjë!

Agron Shehaj: Jam unë asgjë?

Grida Duma: Po, sepse një njeri që për protagonizmin e vet personal, ka përdor lekët  për të blerë vota për kryetar duke përdorur më llumin e shoqërisë, meriton që ti them këto që po them, që je një hiç. Politika nuk është biznes. Leje pastaj meritokracinë dhe sa i njeh ti demokratët që s’ke lidhje fare.  Se je akoma te situata që demokratët të kanë dhënë dhe ti i ke marrë dhe nuk mund të bësh sikur e njeh partinë. Duhet të mësosh akoma.

Agron Shehaj: Unë s’kam përdor askënd se unë nuk e dija se kush ishin ata që më kishin ardhur në fushatë.

Grida Duma: Ti e di shumë mirë edhe e vërteta të bën kaq keq.

Agron Shehaj: Kjo është gënjeshtër…

Isa Sakja: Ky është turp që po bën ti. Unë kam prova filmike dhe fizike për ty ku ke përdor lekët me çunin e tezes tënde dhe me llumin që ke përdor për të ndërhyrë në fushatë brenda partisë. Turpin që ke bërë ti se ka bërë askush në Partinë Demokratike që të fus lekët për të blerë garën e brendshme dhe të përdor njerëzit që na kanë qenë kundër në fushatë. Ke shku në lokalet e tyre që dihen qartë se kush janë.

Agron Shehaj revoltohet: Kjo është gënjeshtër, është gënjeshtër. Unë nuk rri më në këtë mbledhje ku më cenohet e drejta e fjalës. Po më akuzoni…

Gazment Bardhi: Ka video të tuat ndaj mos aktro këtu. Kemi video ndaj po aktron këtu.

 

 

Etiketa: BashadebaddumaPDshehaj


Ju sugjerojmë

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës
Kronikë

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës

25 Qershor, 2026 2:25 pm
Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

25 Qershor, 2026 2:22 pm
Mbi 212 vdekje nga i nxehti ekstrem në Spanjë
Bota

Mbi 212 vdekje nga i nxehti ekstrem në Spanjë

25 Qershor, 2026 2:18 pm
Përkeqësohet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Përkeqësohet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 2:12 pm
Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti
Politikë

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti

25 Qershor, 2026 12:43 pm
Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?
Politikë

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?

25 Qershor, 2026 12:01 pm
Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën
Politikë

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën

25 Qershor, 2026 11:57 am
Para
Serbët djegin 2 zyra në Kosovë, ministri i Brendshëm: Akte terroriste

Serbët djegin 2 zyra në Kosovë, ministri i Brendshëm: Akte terroriste

“Alarmi i kuq”, si pritet të ndikojnë ndryshimet klimatike në Shqipëri

“Alarmi i kuq”, si pritet të ndikojnë ndryshimet klimatike në Shqipëri

Vulin-Kurti: Për të ndezur luftën duhet një budalla, ai është në Prishtinë

Vulin-Kurti: Për të ndezur luftën duhet një budalla, ai është në Prishtinë
















TE FUNDIT

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
25 Qershor, 2026

Një hetim disiplinor ka nisur ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, i cili është pezulluar nga detyra pas...

Lexo më shumë

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
25 Qershor, 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka akorduar 200 milionë dollarë për rindërtimin e Venezuelës pas tërmeteve shkatërruese. Gjatë një lidhjeje telefonike me...

Lexo më shumë

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
25 Qershor, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr urdhrin për shpalljen "person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë", për një...

Lexo më shumë

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës
25 Qershor, 2026

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u caktuan dhe u ekzekutuan masat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}