Aktualitet

Thyerje e urdhrit të ministrisë? Zv/rektori i Korçës: Do lejohen të pavaksinuarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 18/10/21 |
Opi Nion

Zëvendës Rektori i universitetit “Fan Noli” në Korçë, Artur Adili, është shprehur në një prononcim për mediat ditën e sotme se edhe studentët e pavaksinuar do të lejohen në auditor.

Adili tha se asnjë student nuk do të lihet jashtë auditorëve, por shtoi se të gjithë do të udhëzohen që vaksinohen.

Teksa u pyet nëse vendimi i tyre ka shkelur urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendës Rektori tha:

“Janë ngritur dy qendra vaksinimi në universitet. Nga sa kemi informacion pjesa më e madhe ka marrë të paktën vetëm vaksinën e parë. Sa i përket të pavaksinuarve, nuk do të lejohen pa maska. Do të futen, por duke respektuar rregullat”, tha ai. “Nuk mund t’i vaksinojmë të gjithë brenda ditës dhe nuk mund t’i penalizojmë për mësimin. Pse nuk jeni kaq të interesuar për Festën e Birrës, apo njerëzit në stadiume?”

Ndërkohë në universitetet e tjera studentët e pavaksinuar nuk janë lejuar.

Pas