Bota

Theresa May deklaron datën e dorëheqjes


               Publikuar në : 08:47 - 24/05/19 |
Al Do

Theresa May ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga kreu i partisë Konservatore më 7 qershor.

Ky vendim vjen fill pas takimit me Graham Brady, kreun e Komitetit 1922 në parlament, i cili ishte  përgatitur të ngrinte një tjetër mocion mosbesimi ndaj kryeministres nëse ajo refuzonte të jepte dorëheqjen.

Dorëheqja e May-t pritej që pas publikimit të marrëveshjes së re për Brexit me 10 pika që ajo prezantoi në parlament. Ky propozim nuk u prit mirë nga përfaqësuesit e kabinetit të saj dhe dorëheqja u pa si opsioni i vetëm tashmë pas mos zgjidhjes prej shumë kohësh të çështjes Brexit.

Kryetari i dhomës së Komunëve dha dorëheqjen të mërkurën, duke refuzuar në mënyrë demonstrative ti prezantonte parlamentit faturën e Brexit që propozonte May.

Kryeministrja do të qëndrojë në zyrë deri sa të dalin rezultatet e partisë së saj në zgjedhjet Europiane dhe do të presë në vizitë presidentin Donald Trump. /Opinion.al

Pas