Kronikë

Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar


               Publikuar në : 08:50 - 24/05/19 |
el ida

Dy të rinj, njëri prej të cilëve shqiptar kanë humbur jetën mëngjesin e së enjtes në një autostradë në Itali , pasi u përfshinë në një aksident automobilistik.

Viktimat janë 28-vjeçari Arjan Disha dhe 34-vjeçari maroken, Jamal Amaadour.

Ata udhëtonin me një Fiat Bravo kur u përplasën me një kamion që kishte ndaluar në korsinë e emergjencës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, rreth orës 07:30 minuta të së enjtes, në A4, mes Villesse dhe Redipuglia, në drejtim të Triestes.

Sipas mediave italiane dy të rinjtë jetonin në provincën e Trevisos, por punonin në Monfalcone (Gorizia), dhe ishin nisur për në punë kur ndodhi aksidenti tragjik.

Shkaqet mbeten ende të paqarta, por nuk përjashtohet mundësia që shoferin ta ketë kapur gjumi ndërkohë që ishte në timon./Opinion.al

Pas