Politikë

Testimet, Rama: PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit


               Publikuar në : 11:32 - 06/04/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me testet për koronavirusin.

Rama shkruan në rrjetet sociale se strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit dhe jo e PD.

Po ashtu, kryeministri ironizon kreun e PD, Lulzim Basha duke thënë se “s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit”.

“PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit.Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42”,-shprehet Rama.

Kujtojmë që PD ka bërë disa herë thirrje për testime masive, pasi sipas saj, në këtë mënyrë do të mund të identifikohen realisht personat e prekur nga COVID-19./Opinion.al

Pas