Kryesore

Testimet për COVID-19,Basha: Rama sulmon opozitën për të fshehur dështimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:53 - 06/04/20 |
Opi Nion

Pavarësisht situatës së rënduar nga koronavirusi në vend, politikanët shqiptarë vijojnë akuzat ndaj njëri-tjetrit.

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me testet për COVID-19, kreu i PD, Lulzim Basha shprehet se testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona.

Basha thotë se kryeministrit, po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Lideri i PD thekson se kryeministri nuk i fshehin dot dështimet e tij duke sulmuar opozitën.

LEXO EDHE:Testimet, Rama: PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit

“Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij”,-shprehet Basha.

Më herët, teksa iu përgjigj akuzave të PD, Rama u shpreh se strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit dhe jo e PD. / Opinion.al

Pas