Bota

COVID-19/ Austria do të lehtësojë masat, kancelari Kurtz tregon planin


               Publikuar në : 13:16 - 06/04/20 |
Opi Nion

Teksa vendet e tjera të Europës shtrëngojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit, Austria po mendon t’i lehtësojë ato.

Kancelari austriak Sebastian Kurtz, gjatë një konference për mediat deklaroi se Austria po planifikon të dalë nga ”Lock- Down”-i kombëtar gradualisht.

Kurtz tha se fillimisht do të hapen dyqanet e vogla dhe më 14 prill edhe dyqanet e rëndësisë së dytë.

Nëse procesi i lehtësimit të masave shkon sipas planit, më 1 maj Austria rihap edhe qendrat tregtare

Aktualisht në Austri janë regjistruar 12 mijë të infektuar nga të cilët 220 viktima dhe 3 mijë e 463 të prekur. Por, pavarësisht shifrave të viktimave, Kurtz ka thënë se Austria i mori masat shumë më parë se vendet e tjera dhe kjo ja lejon që të rihapë dyqanet shumë më shpejt./ Opinion.al

Pas