Bota

Tërmeti tragjik, Biden jep udhëzimet për të ndihmuar Haitin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:01 - 14/08/21 |
Opi Nion

SHBA do të ndihmojnë Haitin i cili ditën e sotme u godit nga një tërmet me magnitudë 7.2, duke shkaktuar 227 viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Shtëpi e Bardhë informon se Presidenti Joe Biden është shprehur se do të ndihmojë Haitin për t’u rimëkëmbur pas goditjeve të tërmetit.

Presidenti amerikan u informua nga këshilltarët e tij për tërmetin në Haiti ku të paktën 29 persona u vranë dhe ndërtesat u rrafshuan, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti “miratoi menjëherë ndihmën amerikane dhe udhëzoi drejtoreshën e USAID -it Samantha Poëer të koordinonte përpjekjet”, shtoi  zyrtari./ Opinion.al

Pas