Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Spiropali: Ora jonë duhet të ecë përpara

2019/12/05 at 12:01 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmeti/ Spiropali: Ora jonë duhet të ecë përpara

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur në Kuvend për tragjedinë e rëndë që la pas tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.


Spiropali u shpreh se nuk e ka aspak të lehtë të flasë në foltore kur ende nuk zhbërë dhe do jetë e vështirë të zhbëhet hija e dhimbjes së madhe por shtoi se dëshira për ripërtëritje, për të vendosur rend në kaosin që na ra mbi kokë nga tërmeti i jep shpresë.

“Shpëtimi nuk gjendet lart në qiellin kombëtar por fshehur thellë në shpirtin kombëtar thoshte Branko Merxhani, mendimtari i shquar shqiptar. Ja pikënisja, të ndriçojmë shkaqet e thella të anarkisë sonë shoqërore që na la trashëgim e shkuara me fenerin e të ardhmes. Ja pika e drejtimit tonë përmbi gërmadhat e Shqipërisë thotë të ngrihemi dhe të mbërrijmë për një Shqipëri të nesërme, të ndritur, jo historike por qytetëronjëse.

Sot nuk e kam aspak të lehtë të flas në këtë foltore kur ende nuk zhbërë dhe do jetë e vështirë të zhbëhet hija e dhimbjes së madhe të tërmetit të 26 nëntorit. Një fatkeqësi natyrore që e liga e desh të çirej dhe me fatkeqësi njerëzore. 51 jetë të humbura, 51 fëmijë, vajza, gra e të moshuar që do t’i kujtojmë si portrete në zemrat dhe jetët tona në rrokullimën e jetës sonë të përditshme, 1000 të plagosur, mijëra të pastrehë, 5000 banesa të shkatërruara, çaste që të mbërthenin aq sa duhej të prisje në pafundësi deri sa të dëgjoje nga mesi i gërmadhave lajmin se në këtë shtëpi ka jetë, apo ai apo ajo shpëtoi, ky fëmijë doli e gjer tek momentet më therëse si ai kur një jetë flijohet për të shpëtuar një tjetër jetë si e moshuara nga Thumana që i bekoi jetën së dyti nipit të saj duke e mbajtur në prehrin e saj e duke e shtrënguar fort mes krahësh. Sigurisht jo të gjithë mbërritën t’i shpëtojnë fëmijët dhe të afërmit e tyre. Të gjithë përjetuam orë tmerri por ora jonë nuk duhet të mbetet në ato momente por të ecë përpara. Sërish duke iu referuar Branko Merxhanit që i referohet Niçes që thotë se çdo popull që të rrojë dhe të tregojë veten në radhë të parë duhet të organizojë kaosin që gjendet brenda unit të tij dhe të vërë rend”, deklaroi Spiropali.

Ajo theksoi se kemi më pak resurse se shumë vende të tjera që kanë kaluar fatkeqësi natyrore por nuk na mungon aspak shpirti i solidaritetit.

“Kemi gjetur jo vetëm tek politika por edhe tek qytetarët një dëshirë të madhe për t’u ringritur. Është kjo dëshirë për ripërtëritje, kjo dëshirë për të vendosur rend në kaosin tonë që na ra mbi kokë nga tërmeti që më jep shpresë”, deklaroi Ministrja Spiropali./Opinion.al

Etiketa: provaspiropalitermet


Ju sugjerojmë

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës
Bota

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës

17 Korrik, 2026 7:32 pm
Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit
Sport

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

17 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA
Bota

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA

17 Korrik, 2026 4:31 pm
Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit
Sport

Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit

17 Korrik, 2026 2:31 pm
Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç
Bota

Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç

17 Korrik, 2026 2:23 pm
SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
Bota

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

17 Korrik, 2026 1:40 pm
“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
Aktualitet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

17 Korrik, 2026 1:33 pm
Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë
Aktualitet

Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë

17 Korrik, 2026 12:56 pm
I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin
Bota

I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin

17 Korrik, 2026 12:53 pm
Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme
Kryesore

Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme

17 Korrik, 2026 12:50 pm
Para
Durrës/ Rama-banorëve: Ikja unë po ta kisha fajin për tërmetin

Durrës/ Rama-banorëve: Ikja unë po ta kisha fajin për tërmetin

Shorti për KED/ Çfarë vendosën goglat për Arta Markun, Dvorani përsëri…

Shorti për KED/ Çfarë vendosën goglat për Arta Markun, Dvorani përsëri...

Fuqitë europiane akuzojnë Iranin për zhvillimin e raketave balistike

Fuqitë europiane akuzojnë Iranin për zhvillimin e raketave balistike
















TE FUNDIT

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës
17 Korrik, 2026

Jetëgjatësia mesatare për një ushtar rus në Ukrainë është midis 20-30 minutash, sipas drejtoriy të CIA-s, John Ratcliffe. Duke folur...

Lexo më shumë

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit
17 Korrik, 2026

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka vendosur të mos jetë i pranishëm në stadium për finalen e Kupës së Botës 2026...

Lexo më shumë

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA
17 Korrik, 2026

Brazili nuk do të bëjë lëshime ndaj Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e vet ekonomik...

Lexo më shumë

Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit

Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit
17 Korrik, 2026

Lionel Messi dhe Lamine Yamal do të përballen për herë të parë në karrierën e tyre në një finale të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}