Bota

Fuqitë europiane akuzojnë Iranin për zhvillimin e raketave balistike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 05/12/19 |
el ida

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë shprehur shqetësime se Irani ka zhvilluar një sistem raketash balistike, në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit.

Në letrën e përbashkët dërguar Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së nga Parisi, Londra dhe Berlini , thuhet se “zhvillimi i raketave balistike me aftësi bërthamore” është në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 mes fuqive botërore dhe Iranit.

Kujtojmë se në muajin maj të vitit të kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, përmes së cilës, Irani ra dakord të frenojë programin bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve./Opinion.al

Pas