Kronikë

Tentoi të vriste me armë 23-vjeçarin, arrestohet i riu në Maliq


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:54 - 11/06/21 |
Opi Nion

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij M. H., 23 vjeç.

Policia sqaron se gjatë një konflikti për motive të dobëta E. G., banues në fshatin Podgorie të Maliqit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 23-vjeçarit, por fatmirësisht ky i fundit nuk ka pësuar dëmtime.

Nga kontrolli i ushtruar në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, efektivët e policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pushkë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”./ Opinion.al

Pas