Kronikë

Tentoi të vrasë me kallashnikov kushëririn, pranga 35-vjeçarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:44 - 08/11/20 |
Opi Nion

Policia e Beratit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili pas një konflikti të çastit me kushëririn e tij ka tentuar ta vrasë atë.

Ngjarja ka ndodhur  në fshatin Karkanjoz, ku shtetasi K. S., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51 vjeç, sikurse njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së autorit, ku shërbimet e Policisë të njoftuar për konfliktin kanë rrethuar banesën  duke arrestuar 35-vjeçarin. Ata kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit tip kallashnikov, me 16 fishekë në krehër.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

 

Pas