Bota

Putin i sëmurë, do tërhiqet? Reagon Kremlini


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:29 - 08/11/20 |
Opi Nion

Nëse është i vërtetë ky do të ishte një lajm i bujshëm: Vladimir Putin është gati të largohet nga pushteti dhe kjo për arsye shëndetësore. Ai që do ta zëvendësojë 68-vjecarin, është Valery Solovei, ish-profesor në universitetin e çështjeve ndërkombëtare MGIMO në Moskë.

“Putin ka ndër mend t’i bëjë publike planet e tij për kalimin e pushtetit në janar. Fillimi i këtij procesi ishte parashikuar në gusht dhe strategjia përfshinte edhe bashkimin me Bjellorusinë. Por protestat e kanë ndryshuar këtë plan”, tha Solovei për mirkofonin e transmetuesit “Eco” në Moskë.

Në fakt zërat për një shëndet jo të mirë të Putin qarkullojnë prej vitesh. Britanikja “Sun” ka hedhur hipotezën e parkinsonit dhe një tjetër atë të kancerit.

Teoritë janë ushqyer edhe nga disa zakone të fundit të Putin: kur udhëton jashtë vendit nuk qëndron kurrë të flejë, mban një tas termik nga i cili pi vazhdimisht dhe në fund thuajse izolim total, që kur ka shpërthyer pandemia.

Nga ana e tij Kremlini i ka mohuar të gjithë zërat duke i cilësuar një absurditet. “Putin gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka ndër mend të tërhiqet absolutisht”, ka thënë zëdhënësi Dmitry Peskov./Opinion.al

 

Pas