Aktualitet

Tentoi të shtypë qytetarët,lihet në burg Arben Mema:Ende s’më ka dalë pija


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 28/04/21 |
Opi Nion

Arben Mema 32-vjeçari, i cili terrorizoi qytetarët në sheshin “Skënderbe”  mesditën e 25 prillit, duke tentuar t’i shtypë me makinë, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Njoftohet se Mema akuzohet për tentativë vrasje, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike si dhe për shkatërrim prone.

Ndërkohë që në sallë e gjyqit, bëhet me dije se Mema ka deklaruar se nuk e ka bërë me të ndonjë qëllim të keq dhe se i është kthyer makina sa majtas, djathtas. Gjithashtu 32-vjeçari është shprehur se ende nuk i ka dalë pija.

Nuk e bëra me të keq, do ikja djathtas mu kthye makina majtas. S’më ka dal ende pija, më doli makina jashtë kontrollit!’- tha Mema.

Kujtojmë se Mema në momentin e incidentin ka qenë në gjendje të dehur dhe i droguar, ndërsa para se të futej në shesh, ai ka përplasur edhe disa automjete të tjera./Opinion.al

Pas