Aktualitet

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet i riu nga Kosova


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:09 - 16/05/21 |
Opi Nion

Një 21-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Durrës pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të falsifikuara.

Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me inicialet B.A., 21-vjeç banues në Kosovë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 21 vjeç,  banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta (ID dhe leje drejtimi) të dyshuara të falsifikuara”, thotë policia.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas