Aktualitet

Falsifikoi testin Covid të 2 italianëve, arrestohet 35-vjeçari shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:01 - 16/05/21 |
Opi Nion

Një 35-vjeçar është arrestuar në portin e Vlorës pasi ka ndihmuar dy të huaj që të kalojnë kufirin me test Covid të falsifikuar.

Sipas policisë, në pranga ka rënë 35-vjeçari me iniciale A.D. si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas italianë, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore”.

Mësohet se dy italianët të cilët do të udhëtonin drejt Italisë janë konstatuar se kishin test Covid të falsifikuar.

Nga verifikimet e bëra me tej, dyshohet se falsifikimi është bërë nga A.D., i cili tashmë është arrestuar.

“Dy shtetasit italianë të cilët do të udhëtonin drejt Italisë janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë gjatë përpunimit të dokumentacionit me test Covid-19 të falsifikuar, të cilat dyshohet se janë falsifikuar nga shtetasi A. D”, njofton policia./Opinion.al

Pas