Kronikë

Tentoi të fusë kanabis në burgun e Rrogozhinës, arretohet 65-vjeçari  



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:44 - 17/08/22 |
Opi Nion

Uniformat blu kanë arrestuar një qytetar që ka tentuar të fusë kanabisi në burgun e Rrogozhinës. Bëhet me dije se shtetasi me inicialet I.Z.

Sipas policisë ai kishte shkuar për të takuar të afërmin e tij, por nga kontrolli i janë gjetur 4 mbështjellëse me letër alumini në formë cilindrike brenda të cilave gjendej bimë me ngjyrë jeshile dyshuar si lëndë narkotike “canabis sativa”.

“Është arrestuar sot në kushtet e flagrancës shtetasi I.Z i datëlindjes 07.02.1957, banor i Tiranës dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai së bashku me dy familjarë të tjerë M.Z dhe A.K është paraqitur në IEVP Rrogozhinë për të takuar shtetasin M.Z që vuan dënimin në këtë institucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një enë plastike me keçap dhe një enë plastike me majonezë u konstatuan 4 mbështjellëse me letër alumini në formë cilindrike brenda të cilave gjendej bimë me ngjyrë jeshile dyshuar si lëndë narkotike “canabis sativa”. Menjëherë kanë filluar veprimet e para proceduriale dhe bazuar në prova është kryer arrestimi i I.Z.”, njoftoi policia./Opinion.al

 

Pas