Bota

Tensionet me Greqinë/Erdogan kundër SHBA: Ne na vendosni sanksione, Athinën e mbështesni



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 20/09/22 |
Opi Nion

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shprehur qëndrimin e tij kundër SHBA-ve, lidhur me tensionet me Greqinë që vazhdojnë të jenë prezente.

Në një intervistë për rrjetin amerikan PBS, ku ndodhet për Asamblenë e Përgjithshme të 77-të të Kombeve të Bashkuara, Erdogan tha se SHBA-të po i japin luftëtarë Greqisë dhe po krijojnë baza të reja në tokën greke ndërsa ndaj vendit të tij po imponojnë sanksione.

Erdogan ka paralajmëruar se nëse do t’i duhet avionë luftarakë ai do të trokasë në dyer të tjera, nëse SHBA nuk do të jetë e gatshme.

“Midis dy vendeve mike, është shumë e gabuar qasja politike për të vendosur sanksione ndaj Turqisë për çështjen e F-16. Biden më premtoi zgjidhjen e çështjes. Çfarë do të bëjmë nëse nuk arrijmë të marrim rezultatin që duam nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me F- 16s? Ne do të kujdesemi për veten. Pra, ju do t’i jepni Greqisë të gjitha llojet e mbështetjes për F-16, do të ndërtoni baza atje, por nuk do t’ia jepni atë mbështetje një vendi mik si Turqia në NATO dhe një vendi që jep të gjitha llojet e mbështetjes për NATO-n? Jemi në pesë vendet e para. Në këtë rast, detyra e Turqisë është të kujdeset për veten. Përndryshe, ne nuk kemi problem me Amerikën”, u shpreh Erdogan./Opinion.al

 

 

 

Pas