Aktualitet

Temperatura deri në 20 gradë, parashikimi i motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:35 - 06/04/22 |
Opi Nion

Deri në mesditë, vendi ynë do të ketë një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta por kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore.

Orët vijuese, dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash përgjatë shtrirjes perëndimore por shtohen vranësirat në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të izoluara shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor – duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 apo 4 ballë./Opinion.al

Pas