Aktualitet

Tedi Blushi 5 pyetje për Ramën:Ç’të lidh me spiunen “Neta”,po me dosjen “Scavolini”?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:31 - 30/07/22 |
Opi Nion

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për politikanin me inicialet I.M., të përfshirë në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ai i drejton 5 pyetje kreut të qeverisë, ndërsa thotë se mashtron me deklaratën e tij se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar ish-Presidenti Meta.

Më tej Blushi thotë se Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet për ish-Presidentin.

Më herët Rama  tha se nuk e ka parë dosjen, por shtoi se i beson Autoritetit të Dosjeve.

Postimi i plotë

PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.

– Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”?

– Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe në këmbim të çfarë?

– Çfarë të lidh ty me spiunen “Neta” që karikaturove në revistën e Sigurimit?

– A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen “Scavolini”? Po raportin ti e shkruajte?

– Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e “Radio Lojës”?

Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.

Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.

Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit “Në shërbim të popullit”, e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.

Gjithsesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi.

Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.

Ka shumë gjëra që kanë çmim.

Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi.

Djali i Netës i di shaka këto.

Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi!

BOLL U FSHEHE PAS FUSTANIT TË GRAVE DHE TË MAMIT! PËRGJIGJU TANI!

Pas