Bota

Vdekja e tregtarit polak të armëve në Tiranë, ja çfarë thotë kryeministri i Polonisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:19 - 30/07/22 |
Opi Nion

Pas ndarjes nga jeta në Shqipëri, si pasojë e një arresti kardiak të tregtarit të armëve Andrzej Izdebski, kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka deklaruar se institucionet janë vënë në kontakt me shërbimet në Shqipëri.

Në një konferencë për shtyp i pyetur nga gazetarët, kryeministri polak u përgjigj:  Sipas informacioneve që kam marrë nga menaxhmenti që mbikëqyr shërbimet sekrete, ka pasur kontakt me shërbimet shqiptare. Kjo ka ardhur pas një kërkese të familjes. Jemi duke u konsultuar me palën shqiptare. Të gjitha informacionet që ngrinin dyshime janë ndarë me familjen e të ndjerit dhe qeverinë shqiptare“, shprehet kryeministri polak.

Raporti i policisë shqiptare dhe autopsia mjeko-ligjore kanë mbërritur në përfundimin se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale.

Andrzej Izdebski kishte një të shkuar të errët si tregtar armësh i përfshirë në listën e zezë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat krijuan dyshime. Për më shumë biznesmeni ishte nën hetim në vendin e tij, për të paktën 8 milionë euro detyrime të papaguara nga një kontratë me qeverinë polake për të furnizuar spitalet me aparatura respirimi për të sëmurët me COVID-19.

Pas