Bota

Joe Biden del sërish pozitiv me Covid-19



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:55 - 30/07/22 |
Opi Nion

Presidenti i SHBA Joe Biden ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19. Lajmi është njoftuar të shtunën nga Shtëpia e Bardhë.

Biden “nuk ka simptoma dhe vazhdon të ndihet mjaft mirë  dhe, si rezultat, nuk do të rifillojë trajtimin me medikamente,” tha Shtëpia e Bardhë. Mjeku tha se Presidenti doli negativ të martën në mbrëmje, të mërkurën në mëngjes, të enjten në mëngjes dhe të premten në mëngjes përpara se të rezultojë pozitiv të shtunën në mëngjes.

“Biden do të rifillojë procedurat e rrepta të izolimit,” vuri në dukje mjeku.

Biden pushoi së izoluari të mërkurën pasi rezultoi negativ në testet e njëpasnjëshme të antigjenit, duke festuar kthimin e tij në komentet nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë.

Pas