Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teatri, si dëshmi e modelit të rrezikshëm ku shteti po orienton ekonominë

2018/07/07 at 8:56 AM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Res publica e Teatrit

Nga Revista Monitor


Drama u mbyll me një fund jo të lumtur për Teatrin Kombëtar. Pak para se të afronte mesnata, 75 kartonë, mes debateve brenda dhe protestave jashtë Parlamentit, votuan për prishjen e një prej ndërtesave historike në vend.

Teksa prej muajsh debati për Teatrin u kanalizua në vlerat e tij historike e arkitekturore, cilësinë e ndërtesës, elemente të tjera shumë më të rëndësishme u anashkaluan, me dashje apo pa dashje, duke u dhënë mundësinë politikëbërësve të justifikohen me nevojën për një shtëpi të re për artistët. Ashtu si në intrigat e një drame, çështja nuk është aq e thjeshtë, pas saj fshihen fakte të nxehta të modelit të rrezikshëm, ku shteti po e orienton ekonominë:

-Së pari, është dhënia për shfrytëzim e sipërfaqes shtetërore pa garë dhe pa tender, por me një ligj të posaçëm, në shkelje të parimit të konkurrencës së lirë mbi të cilën duhet të funksionojë një shtet demokratik. Kjo i hap rrugën një precedenti të rrezikshëm për të vepruar në të njëjtën mënyrë në raste të tjera në periudhat në vijim, siç po ndodh realisht me Aeroportin e Vlorës, apo siç u tentua pa sukses me investimin fantazmë prej 5 miliardë eurosh në Karpen.

-Së dyti, shteti la realisht mënjanë interesin publik (që u kamuflua në nevojën për ndërtimin e një Teatri të ri, pasi i vjetri mund të shembet) dhe u kthye në një sekser të privatit për sigurimin e tokave për ngritjen e disa kullave të larta në qendër të kryeqytetit. Një praktikë që rëndom e ka bërë privati këto 30 vitet e fundit, me bekimin edhe të shtetit sigurisht, por që tashmë institucionet shtetërore përkatëse po e bëjnë fare hapur.

-Së treti është mungesa totale e transparencës dhe e konsultimit publik, sërish një sinjal negativ në një shtet demokratik. Askush nga publiku, edhe sot, kur ligji është miratuar, nuk e di se cili është propozimi i firmës private, çfarë do të ngrihet pas Teatrit, sa është vlera e investimit privat dhe përfitueshmëria e tij, dhe në kurriz të këtyre fitimeve çfarë humbet publiku nga shndërrimi i një prej qendrave historike në vend, në një prej zonave që do të ketë dendësinë më të madhe për metër katror, duke i marrë frymën kryeqytetit. Të gjitha këto duhet të ishin bërë publike, përpara se fuqia e atyre që ngrenë kartonët, – që e kanë marrë këtë të drejtë nga publiku që i voton, – të vendoste për fatin e Teatrit, që nuk është vetëm i artistëve, por i të gjithëve.

-Së katërti, teatri i Parlamentit dha edhe një shfaqje të rëndë, atë që 75 veta votuan për diçka që nuk kishin qenë fare të përfshirë dhe e bënë këtë thjesht, sepse kemi një demokraci të përçudnuar ku deputetët emërohen nga kryeministri që të votojnë çfarë u urdhërohet. Është një shkallë absurditeti që e komprometon edhe më shumë mënyrën se si funksionon sistemi politik sot.

-E pesta është më e rrezikshmja dhe e paimagjinueshmja. Shteti, me vetëdije, kokëfortësi dhe arrogancë të plotë, po e çon ekonominë drejt një flluske, që pritet të shpërthejë shumë shpejt, nëse vazhdon kështu. Pas Teatrit pritet të ndërtohen disa kulla. Në zona të tjera të kryeqytetit, ato kanë filluar të ngrihen tashmë, e të tjera priten. Të dhënat zyrtare të lejeve të ndërtimit flasin për një dyfishim të numrit dhe të sipërfaqes në dy vitet e fundit. Me bekimin e shtetit, kapitali i lirë po orientohet sërish në ndërtim. Kthimi i shpejtë dhe norma e lartë e fitimit janë arsyet kryesore, që i shtyjnë investitorët drejt këtij sektori, ndërkohë që rritja e flukseve informale të hyrjes së parave vitet e fundit po ndikon që një pjesë e tyre të kanalizohen në pasuri të paluajtshme. Ironike është që shteti po mendon njësoj si privati për maksimizimin e fitimit për një periudhë sa më të shkurtër, kur krejt e kundërta është nevoja që ka sot ekonomia e vendit.

Parësore është rritja e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, përmes investimeve në sektorë me vlerë të shtuar që nxisin rritje të qëndrueshme në afatin e gjatë dhe jo në ndërtimin e kullave, që nuk sjellin asgjë për rritjen e mirëqenies gjithëpërfshirëse dhe për të cilat, zyrtarisht, nuk ka as fuqi blerëse (Shqipëria është sot vendi më i varfër në Europë, me 29% të të ardhurave të mesatares së BE-së) dhe as mbështetje me kredi bankare.

Ndaj themi se teatri i ri ka nga pas një faturë të lartë, që do të duhet të paguhet nga të gjithë dhe, madje, edhe nga brezat e ardhshëm. Hija e kullave do të jetë e rëndë jo vetëm në godinën e re të teatrit, por mbi të gjithë vendin, si një dëshmi e politikave të gabuara që po ndiqen, duke orientuar vendin drejt një flluske në sektorin e ndërtimit.

 

Etiketa: deshmi e modelit te rrezikshemshteti orienton ekonomineteatri


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Jeta e përditshme në Iran: “Ne kemi frikë”

Jeta e përditshme në Iran: "Ne kemi frikë"

Arratiset një anije gjatë natës nga porti i Durrësit

Arratiset një anije gjatë natës nga porti i Durrësit

Ja çfarë mendon Bleona për këngën e Elvana Gjatës

Ja çfarë mendon Bleona për këngën e Elvana Gjatës
















TE FUNDIT

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua
6 Qershor, 2025

Shiste lëndë narkotike kryesisht në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet nga policia një 46 vjeçar. Policia i sekuestroi 126...

Lexo më shumë

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen
6 Qershor, 2025

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, policia ka njoftuar se do të bllokohen...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat

Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat
6 Qershor, 2025

Besimtarë myslimanë festojnë këtë të premte, 6 qershor, Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit islam. Në...

Lexo më shumë

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Kakavijës, në bashkëpunim me Frontex-in, ka zhvilluar kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com