-U tha në Opinion

“Teatri do bëhet me lekët tona, kemi dhe kullat mbrapa”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:46 - 19/05/20 |
Opi Nion

Në mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe objekteve të saj, Gjergj Bojaxhi ka replikuar me Zv.Kryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku ne “Opinion”.

Duke folur për mënyrën se si do financohet projekti i teatrit,  që tashmë është  një financim me fonde publike, Bojaxhi tha se kullat mbeten ende.

Duke mos e kundërshtuar këtë argument, ne vijim te mendimit te tij lidhur me tokën pas teatrit, (aq shumë e diskutuar) Arbian Mazniku tha se do të trajtohet si çdo pjesë e qytetit, që nuk ka lidhje me teatrin.

Bojaxhi: Në këtë mes që po flasim kemi të bëjme me një objekt që do prishet, se duhet të bëhen disa kulla nga mbrapa. Kullat prapë janë . Deri dje kishim versionin me PPP ku nuk do bëhej me lekët tona. Tani do bëhet me lekët me tona, do merret kredi, do paguhen dhe interesat e kredisë dhe do kemi dhe kullat nga mbrapa. I bie që ai versioni që kishim ishte më i mirë.

Mazniku: Objektivi i qeverisë dhe bashkisë, ishte  ta ndërtonim teatrin pa shpenzuar para publike në një marrëveshje me një zhvillues privat, ku ai ndërtonte në një tokë pas teatrit, që ishte pjesërisht publike dhe në këmbim jepte teatrin pa para. Kjo marrëveshje nuk eci, sepse nuk u gjet një marrëveshje.  Artistët patën disa kërkesa që zotëria në fjalë nuk arirti t’i kapë.

Nëse do bëhet teatri e vetmja mundësi që kemi është përmes  financimit publik. Çdo ndodhi me tokën pas teatrit? I nënshtrohet një procedure standarde si çdo  pjesë e qytetit që s’ka të bëjë me teatrin./Opinion.al

 

Pas