-U tha në Opinion

Si duhet të veprojë opozita? Bejtja: Nuk e ka humbur shansin 


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:08 - 19/05/20 |
Opi Nion

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja ka shprehur një lloj zhgënjimi nga opozita pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Megjithatë ai tha se opozita nuk e ka humbur shansin, ndërsa deklaroi që  në vijim të aksionit të saj, të mos lejojë ndërtimin e teatrit të ri.

“Opozita natën duhej të mbronte teatrin dhe ditën duhej të fliste për ekonominë. Opozita nuk e ka humbur shansin. Bashkë me aleancën duhet të qëndrojnë tek teatri, të mos lejojnë ndërtimin e teatrit të ri”, tha gazetari.

Në vijim të argumentit të tij, Bejtja tha se ka qenë i mendimit që teatri duhej të kthehej në një plate për opozitën dhe veprimtarinë e saj.

“Opozita teatrin ta hapte në plate, të hapte partinë, të fuste figura të reja, të anëtarësonte figura të reja. Nëse mund të kem një zhgënjim me opozitën, këtë regjim nuk e krahasoj as me Enver Hoxhën, sepse nëse Hoxha prishte për ideologji, këta i prishën për lekë”, tha analisti./Opinion.al

 

Pas