Aktualitet

Të dhënat e fundit të KQZ/ PS vijon të kryesojë por zbret në 73 mandate


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:17 - 26/04/21 |
Opi Nion

Po vijon me ritme të larta numërimi i votave në qendrat e numërimit në të gjithë vendin, pas zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme në vendin tonë, ku shqiptarët kanë votuar për qeverin e tyre të 4 viteve të ardhshme.

Nga përditësimi i orës 19:51, KQZ bënë me dije se janë numëruar 3435 kuti votimi nga 5199 qendra që janë gjithsej.

Nga të dhënat e përpiluara duket se PS vijonë të kryesoj garën teksa ka pësuar rënie në rreth 73 mandate.

Deri më tani ka gjithsej 486948 vota apo e shprehur ndryshe 48.83 %. Ndërkohë që pas PS vijon të jetë PD me 391580 vota apo 39.27 %.

LSI, e cila nuk ka patur një rezultat të lartë në këto zgjedhje ka arritur të mbledhë 68356 vota apo 6.86 %. Nga ana tjetër edhe PSD ka arritur të grumbulloi vota të konsiderueshme teksa diskutohet që të fitojë 1-2 mandate./Opinion.al

Pas