Aktualitet

Taulant Muka: Të hiqen masat antiCovid, na favorizon imuniteti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:32 - 28/07/21 |
Opi Nion

Pavarësisht variantit “Delta” të COVID-19, epidemiologu Taulant Muka thotë se në Shqipëri nuk pritet një valë e ashpër infektimesh pasi favorizohemi nga imuniteti i krijuar në popullatë.

Muka është shpreht kundër rikthimit të kufizimeve, por edhe ndaj të gjitha masave që po aplikohen aktualisht.

 “Ka të dhëna paraprake që tregojnë se ky variant mund të jetë pak më i transmetueshëm, por nuk duhet aq problematik. Në këtë kontekst, unë besoj që për vendin tonë nuk ka vend për panik, duke marrë në konsideratë që një pjesë e popullatës e ka kaluar. Nga ana tjetër vaksinimi i grupmoshave të rrezikuara ka ecur shumë mirë. Në momentin që kishim kurbën maksimale, me shumë ndërrime jete, Shqipëria nuk mori asnjë masë. Në momentin që ne flasim nuk duhet të ketë asnjë masë. Oraret kufizuese nuk kanë vlerë epidemiologjike”,-tha Muka.

Sipas Mukës, vjeshta dhe dimri do të jenë më të qeta se një vit më parë.

Pas