Te Fundit

Tabaku për menaxhimin e fondeve të BE: Në 8 vite koordinatori i IPA u ndryshua 4 herë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:38 - 15/09/22 |
Opi Nion

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku  në seancën e sotme plenare ka ngritur shqetësimin për ndryshimin e strukturave në menaxhimin e fondeve të donatorëve.

Gjatë fjalës së saj,  Tabaku u shpreh se struktura që ka ngritur qeveria shqiptare e copëzon procesin, duke krijuar më shumë vështirësi.

Deputetja theksoi se për herë të parë në këto vite, qeveria shqiptare e ka ndryshuar 4 herë në 8 vite koordinatorin e IPA.  Kjo sipas Tabakut ka sjellë problem në përthithjen e fondeve.

“Duhet të merremi me strukturën që nga ngritur qeveria për të koordinuar fondet. Kjo e copëzon procesin dhe e ndajnë përgjegjësinë duke krijuar më shumë vështirësi, për herë të parë ka ndryshuar katër herë në 8 vite koordinatorin e IPA-s, kjo ka sjellë problem në zbatimin dhe përthithjen e fondeve të IPA . Ne nuk mund të lejojmë që këto fonde të mos përfitohen. I kërkoj kujtdo që merret me koordinimin e asistencës së IPA që të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të ofrojnë transparencë pavarësisht se kush qeveris”, tha Tabaku.

Pas