Aktualitet

Të parët në rajon, Balluku: Mbështesim shtresat në nevojë me mbi 22 mln € për energjinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:09 - 15/09/22 |
Opi Nion

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë,  zvendës/kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Ballaku ka deklaruar se Shqipëria do të mbështesë shtresat në nevojë për energjinë elektrike me 22 milionë e 205 mijë euro.

Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se pas vendit tonë renditet, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, e Kosova.

“Shqipëria jep suport financiar, për familjet në nevojë për energjinë elektrike, në shifrën 22 milionë e 205 mijë euro. Vendi i dytë  pas Shqipërisë është Bosnja Hercegovina me 12 milionë e 323 mijë euro. Serbia jep mbështetje 9 milion e 762 mijë euro ndërsa Kosova jep mbështetje 4.5 milionë. Këto janë shifrat për Ballkanin Perëndimor. Republika e Shqipërisë sot dhe viteve që kanë kaluar, i mbështet grupet në nevojë vetëm për energjinë elektrike me mbi 20 milionë euro. Për energjinë duhet të flitet vetëm me shifra“- shprehet Balluku.

Pas