Aktualitet

Tabaku: Njiheni me Mërtirin, Zoton? Veliaj: I kam parë në foto me zyrtarë të PD



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:55 - 22/02/22 |
Opi Nion

Është mbledhur sërish këtë të martë Komisoni Hetimor për Inceneratorët. Ditën e sotme po dëshmon kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po pyetet në cilësinë e dëshmitarit për kontratën e Tiranës.

Që në nisje të marrjes në pyetje Veliaj është pyetur nga kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku nëse ai njeh Stela Gugallen, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, ndërsa ai i është përgjigjur se i njeh pasi i ka parë në fotografi me zyrtarë të PD.

Jorida Tabaku: Njiheni me Mirel Mërtirin, Klodian Zoto e Stela Gugalljan?

Erion Veliaj: I kam parë në fotografi me Gerd Bogdanin, që ka qenë drejtues për marrëdhënie me jashtë në PD

Jorida Tabaku: Nuk keni bërë asnjë udhëtim me ta?

Erion Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim por jam informuar nga mediat për udhëtime me zyrtarë të PD në Zimbabve.

Tabaku: Nuk i keni takuar për të diskutuar për kontratën koncesionare?

Veliaj: Nuk kam bërë asnjë diskutim, asnjë udhëtim. Jam njohur përmes medias për udhëtimet e këtyre personazheve me drejtues të marrëdhënieve me jashtë që ata kanë qenë në zimbave me zyrtarët e PD./Opinion.al

Pas