Aktualitet

Sulmohet me sende të forta xhamia në Lushnje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 08/11/21 |
Opi Nion

Policia ka informuar se persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me sende të forta një xhami në qytetin e Lushnjes.

Paraprakisht, bëhet e ditur se ka nisur puna për identifikimin e autorëve të sulmit. Mësohet se kallëzimi është bërë nga myftiu i Lushnjes, i cili ka njoftuar policinë e qytetit se kur ka shkuar në godinë ka parë xhamat e thyer.

Nga këto struktura po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi drejtuesi i Myftinisë Lushnjë, shtetasi G. B., 44 vjeç ka bërë kallzim se persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e Xhamisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme”,-njofton policia./Opinion.al

Pas