Aktualitet

Nasip Naço shfaqet me krah të lidhur në Kuvend


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 08/11/21 |
Opi Nion

Në mbledhjen e kësaj të hënë në Komisionin e Sigurisë, deputeti socialist Nasip Naço,  është shfaqur me krahun e djathtë të lidhur.

Një fakt i tillë nuk mund të kalonte pa rënë në sy teksa Naço po drejtonte seancën dhe përballë kishte Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Peleshi deklaroi sot në mbledhjen e Komisionit se do të ketë një rritje page me 30% për të gjitha ushtarakët duke filluar nga ushtari më i thjeshtë deri tek gjeneralët.

Duke filluar nga ushtari i parë deri te gjenerali paga do të rritet deri në 30% për t’u bërë më dinjitoze. Kjo do na bëjë më të motivuar për të gjitha llojet e operacioneve. Së dyti modernizimi i forcave të armatosura janë planifikuar për vitin 2022. Në këtë buxhet janë projektet infrastrukturore lidhëse. Projekti më i rëndësishëm është ndërtimi i bazës taktike të Kuçovës. Ne duhet të bëjmë më shumë se 10%. Është parashikuar buxheti dhe jemi në prag të fillimit të punës për ndërtimin e perimetrit të sigurisë”, tha Peleshi.

Pas