Kronikë

Sulmi me kallashnikov ndaj hotelit në Tushemisht, arrestohen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:14 - 13/08/20 |
el ida

Arrestohen dy persona për ngjarjen e ndodhur në Tushemisht. Ngjarja e rëndë ndodhi në hotelin Voloreka më 8 gusht, i cili u sulmua me breshëri kallashnikovi.

Kjo e çon në 7 numrin e personave të arrestuar. Ngjarja u konsiderua si një atentat ndaj djalit të pronarit të hotelit për shkak të një konflikti, ndërsa u rrezikuan jetët e disa personave, mes të cilëve edhe klientë që ndodheshin në dhomat e hotelit.

Mariglen Topuzi u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa Ilir Berberi që dyshohet se është dhe organizatori i sulmit me armë, u arrestua një ditë më parë.

Në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Driloni” përfunduan edhe Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia.

Ilir Berberi, apo siç njihet në Pogradec “Lili i Rrushkës”, u kap pak kilometra larg Pogradecit në pyllin e fshatit Vërdovë, në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar.

Ai mbante me vete armë zjarri pistoletë me vete si dhe 59 fishekë./Opinion.al

Pas