Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në 2017/ Arrestohet shoku i Orges Bilbilit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:52 - 13/08/20 |
Al Do

Policia ka vënë sot në pranga, Anterio Kaloshin, i kërkuar për vrasjen e dyfishtë në vitin 2017 në bashkëpunim me Orges Bilbilin.

Në ngjarjen e tre viteve më parë mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.

Që prej asaj ngjarjeje ai ka qenë në kërkim. Kaloshi u arrestua sot gjatë operacionit të policisë për kapjen e autorëve të ngjarjes në hotelin “Voloreka” në Tushemisht pak ditë më parë.

Në momentin e arrestimit, Kaloshi ka qenë bashkë me Meardi Berberin, arrestimi i të cilit u njoftua pak më parë për ngjarjen e Tushemishtit ku u qëllua me breshëri ndaj hotelit “Voloreka”.

Anterio Kaloshi njihet si mik i Orges Bilbilit, ky i fundit i arrestuar disa muaj më parë nga një patrullë e “Shqiponjave” në Tiranë teksa kontrollonin respektimin e masave anti-Covid.

Në të njejtën ngjarje, Kaloshi arriti t’i shpëtonte policisë ndërsa Bilbili u plagos. Policia gjeti në shtëpinë e marrë me qira nga e dashura e Anterio Kaloshit një pasaportë të këtij të fundit, 900 euro si edhe një armë që dyshohet se i përkiste atij. /Opinion.al

Pas