Aktualitet

Sulmi kibernetik/Rama: Të dhënat s’janë fshirë, shërbimet publike kthehen në punë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:25 - 24/07/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije lidhur me sulmin kibernetik se agresioni është zmbrapsur nga një super skuadër shqiptaro-amerikane. Në një status në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan se asnjë e dhënë nuk është fshirë dhe se shërbimet publike janë kthyer në punë.
Më tej, kreu i qeverisë thotë se vazhdon operacioni i hetimit për identifikimin e agresorit.

“Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit!
E gjithë ngjarja do t’i raportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione. Keqardhje e madhe për keqtrajtimin që i bëhet publikut për interesa pronarësh në media”-shkruan Rama./Opinion.al

Pas