Aktualitet

Gjykata liroi nga burgu kryekomisarin, qytetarët e presin me përqafime



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:46 - 24/07/22 |
Opi Nion

Në foton e mësipërme shfaqet momenti kur kryekomisari Saimir Rustemi, të cilit gjykata i vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, përshëndetet me protestuesit.

Rustemi përqafon mbështetësit e tij, pasi gjykata e liroi nga burgu, ndërsa mësohet se nuk kanë munguar as duartrokitjet.

Gjykata e Shkodrës ka liruar nga qelia ditën e sotme 14 punonjësit e policisë që akuzohen se abuzuan me tenderin për rikonstruksionin e Komisariatit. Bëhet fjalë për një tender në vlerën 2 milionë lekë.

Në seancën e sotme gjyqësorë për 14 punonjësit Gjykata dha masën e sigurisë “arrest shtëpie”, përveç Briland Mnela, Arsenida Hidri dhe Altion Basha për të cilët është dhënë masa “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë dhjetra qytetarë të Shkodrës u ngritën në protestë para Gjykatës së Shkodrës për të mbrojtur dinjitetin e ish-Kryekomisarit të arrestuar, Saimir Rrustemit. Ata thanë se e kanë njohur këtë të fundit në rrethana  profesionale dhe sipas tyre ai ka qenë në qendër të disa operacioneve me grupe kriminale të rrezikshme.

 

Pas