Aktualitet

Korçë/ Kamioni merr flakë gjatë ecjes, policia jep detaje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:47 - 24/07/22 |
Opi Nion

Një kamion është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në aksin rrugor Korcë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se mjeti kamion tip “Benz” i përket shtetasit G.K.

Dyshohet se  zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, ndërsa fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.

“Më datë 24.07.2022, rreth orës 14:40, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale”, njofton policia./Opinion.al

 

Pas