Bota

Ministrja e Jashtme ruse: Raketat shkatërruan infrastrukturën në portin Odesa



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:14 - 24/07/22 |
Opi Nion

Porti i Odesës në Ukrainë është goditur nga raketat ruse gjatë ditës së shtunë, duke kërcënuar në këtë mënyrë marrëveshjen për zhbllokimin e eksportit të grurit të nënshkruar një ditë më parë.

Ndërkohë Rusia ka pranuar sulmin. Zëdhënsja e Ministrisë së  Jashtme ruse, Maria Zakharova, nëpërmjet një postimi në Telegram, shkruan se raketat Kalibr shkatërruan infrastrukturën ushtarake në portin e Odesës.

“Raketat Kalibr shkatërruan infrastrukturën ushtarake në portin e Odesa, me një saktësi të lartë në goditje”, tha Zakharova.

Ky postim i saj, vjen si përgjigje ndaj presidentit Zelensky, i cili tha se dialogu me Moskën po bëhej gjithnjë e më i paqëndrueshëm pas sulmit./Opinion.al

Pas